‘Jam kryetari i bashkisë së Vlorës, me duhen 35…’/ SMS-ja që i dërguan ‘zyrtarët’ biznesmenit për t’i marrë mijëra euro

‘Jam kryetari i bashkisë së Vlorës, me duhen 35…’/ SMS-ja që i dërguan ‘zyrtarët’ biznesmenit për t’i marrë mijëra euro

13:36, 04/08/2023
A+ Aa A-

Policia ka zbërthyer skemën e mashtrimit të një grupi prej 4 personash, që drejtohej nga Florian Gjergji, të cilët hiqen si zyrtarë të lartë për t’i marrë shuma të konsiderueshme parash biznesmenëve.

Ata kanë tentuar të mashtrojnë një sipërmarrës në fushën imobilare, duke i dërguar mesazh në aplikacionin e komunikimi online: “Si je! Jam kryetari i bashkisë së Vlorës, me duhen 35”.

Por biznesmeni nuk e ka ngënë kamerremin dhe ka njoftuar policinë e Tiranës, e cila arrestoi në flagrancë 3 personat që u paraqitën të merrnin paratë.

Në pranga kanë rënë 34-vjeçari Afrim Radici, 41-vjeçari Gezim Çelanji dhe 22-vjeçari Qazim Vata.

Ndërsa është shpallur në kërkim 40-vjeçari Florian Gjergji, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi.

“Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm”, raportoi policia.

Ndërkohë kjo skemë është përdorur gjatë muajve të fundit edhe ndaj disa biznesmenëve të tjerë që kanë rënë pre e kësaj kurthit duke dhënë paratë e kërkuara nga “zyrtarë të larte”, ndërsa disa të tjerë kanë bërë kallëzim menjëherë në polici duke identifikuar dhe kapur autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco