Drejtonte autobusin i dehur, arrestohet 46-vjeçari në Tepelenë

Drejtonte autobusin i dehur, arrestohet 46-vjeçari në Tepelenë

13:30, 04/08/2023
A+ Aa A-

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e Polcisë, pasi është kapur duke drejtuar autobusin në gjendje të dehur. Si pasojë, ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin, 46 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimi e Policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco