‘Drogë në makinë, dhunë në familje’, arrestohen 2 persona në Fier

‘Drogë në makinë, dhunë në familje’, arrestohen 2 persona në Fier

12:57, 04/08/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Fierit kanë rënë 2 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar në flagrancë shtetasin V. B., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasin F. L., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Njoftimi i policisë/ DVP Fier

Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. L., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

---

Më datë 03.08.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja A. T., 38 vjeçe, se në të njëjtën ditë i është larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 14-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco