Merr flakë makina në Vlorë, dyshohet për shkëndijë elektrike

Merr flakë makina në Vlorë, dyshohet për shkëndijë elektrike

17:35, 03/08/2023
A+ Aa A-

Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Dyshohet se automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga shtetasi P.V, është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.

Për pasojë raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Kuç – Qeparo, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. V., banues në Himarë. Nga zjarri nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco