‘Nuk na dha lekët’/ Zbardhen deklaratat tronditëse të autorëve të vrasjes së Luljeta Prezës

‘Nuk na dha lekët’/ Zbardhen deklaratat tronditëse të autorëve të vrasjes së Luljeta Prezës

11:54, 03/08/2023
A+ Aa A-

32-vjeçarja Luljeta Preza është gjetur e vrarë me thikë një ditë më parë tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Policia bëri të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje dhe arrestimin e dy autorëve Aldo Brahimi, 22 vjeç, dhe Ylli Grabovari, 45 vjeç, të cilët edhe jetonin në grup me viktimën.

Ndërkaq në lidhje me vrasjen e Luljeta Prezës, përveç dy të arrestuarve janë vënë nën hetim edhe tre shtetase të tjera, mes të cilëve një minorene, të cilat kishin dijeni për ngjarjen.

Autorët kishin dëshmuar në polici se ishin konfliktuar me 32-vjeçaren pasi ajo kishte refuzuar që t'u jepte të gjithë paratë që mund të kishte bërë nga aktiviteti i saj seksual, pasi një pjesë i kishte shpenzuar në spital pasi e kishte përplasur një makinë.

“Prej muajsh ne njihemi me njëri-tjetrin, konflikti ka nisur pasi nuk na ka dhënë paratë që kishte mbledhur që t'i bënin bashkë me ato që mblidhnin ne duke lypur në rrugë”, kanë thënë ata.

Gjithashtu mësohet se 32 vjeçarje prej kohësh nuk ka pasur kontakte me familjarët e saj pasi jetonte me dy të arrestuarit dhe me tre mikeshat, të cilat janë vënë nën hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco