SYRI TV/ Aktive vatra e zjarrit në Plyk-Kraps-Gjorkos, banorët: Dëme të konsiderueshme

14:33, 27/07/2023
A+ Aa A-

Zjarri në Plyk- Kraps-Gjorkos vijon të jetë aktiv, ndërsa në disa zona të tjera të vendit situata duket më e përmirësuar. Zjarret në Fier sipas banorëve u kanë shkaktuar dëme në ullishte e kultura të tjera, por edhe në shpendët shtëpiake dhe të imtat. Ndërkohë, 3 objekte u shkrumbuan dhe u rrezikuan të digjeshin 30 banesa të tjera.

Nga SYRI TV

Vijon të jenë aktive vatrat e zjarrit në Plyk- Kraps-Gjorkos, që u riaktivizuan dhe po punohet për lokalizimin e flakëve.

Afro 30 banesa që ndodhen në korien e Goxheles në fshatin Kraps, shpëtuan nga zjarri i madh që ra dy ditë më parë, ku 2 shtëpi u dogjën së bashku me një kuzhinë të jashtme të një banese tjetër.

Dëmi më i madh ka qenë në pyje si dhe sipërfaqe të mbjella me grurë e ullishte, por dhe në  shpezë dhe të imta sipas banorëve.

Banorët pohojnë se zjarrfikësit erdhën me vonesë, por ishin vetë ata që ndërhynë me mjete rrethanore duke krijuar prita për zjarrin. Por ajo që u evidentua si problemetika ishin rrugën e ngushta, ku dhe pas mbërritje së mjeteve zjarrfikëse, ndërhyrja ishte e pamundur

Vazhdimisht administratorëve të ish-komunave dhe tashmë drejtuesve të njësive administrative iu është kërkuar sistemimi i rrugëve dhe vendosja e hidrantëve me qëllim që të jenë funksionale në raste zjarresh, por janë të pakta njësitë që kanë kryer investime në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco