Oltion Bistri zhduku diskun me të dhëna për vrasjen e Bardhok Pllanajt

Oltion Bistri zhduku diskun me të dhëna për vrasjen e Bardhok Pllanajt

13:30, 27/07/2023
A+ Aa A-

Sa i përket operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit, ku në rrjetën e përgjimeve dolën dhe emrat e Oltion Bistrit, specialistit të Drejtorisë së Krimeve të Rënda, Pëllumb Gjokës apo dhe emri i anëtarit të bandës kriminale të Bajrëve, Astmer Bilali, burime konfidenciale për SYRI TV bëjnë me dije se kemi të bëjmë me 2 ngjarje: Vrasjen e Bardhok Pllanajt dhe zhdukjen e Ervis Martinaj.

Edhe pse aktualisht është i zhdukur, në kuadër të këtij operacioni Ervis Martinaj është shpallur në kërkim.

Sa i përket emrave të lartpërmendur, burimet thonë se kanë ndikuar në fshehjen e provave, akuzë e drejtpërdrejtë për Oltion Bistrin, ndërkohë në rrjetën e përgjimeve kanë dalë dhe emrat e tjerë.

Bëhet fjalë për një disk që dyshohet se e ka zhdukur Oltion Bistri lidhur me vrasjen e Bardhok Pllanajt, por ka dyshime të forta se ka ndikuar dhe në fshehje të provave apo informacioneve edhe për çështjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Pra, Oltion Bistri akuzohet për fshirje gjurmësh vrasjesh, por edhe fshehje provash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco