Farsa elektorale/ Paditi kryebashkiakun e Kuçovës, Lefter Maliqi shkon në SPAK

11:07, 27/07/2023
A+ Aa A-

Ish-kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka shkuar sot në SPAK.

Kjo nuk është hera e parë që Maliqi shkon në SPAK.

Më herët ai ka depozituar disa denoncime kundër rivalit në garën e 14 majit, kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Ai e akuzon Hajdarin për manipulim të votave.

Burimet e SYRI TV raportojnë se Lefter Maliqi është paraqitur në SPAK në funksionin e kallëzuesit për t'iu përgjigjur pyetjeve me interes rreth hetimeve që po kryhen për denoncimet që ka bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco