Detaje/ 37-vjeçari shqiptar u ekzekutua me pesë plumba, ja çfarë dyshohet

Detaje/ 37-vjeçari shqiptar u ekzekutua me pesë plumba, ja çfarë dyshohet

09:21, 27/07/2023
A+ Aa A-

Ekzekutorët e 37-vjeçarit e prisnin sapo doli nga makina për të hyrë në pallat në rrugën Vizyinou.

Evosmos është tronditur nga prita e vdekjes e ngritur nga persona të panjohur në orët e para të së enjtes ndaj një 37-vjeçari shqiptar teksa po kthehej në pallatin ku banonte, në rrugën Vizyinou.

Ngjarja ndodhi 50 minuta pas mesnate të së mërkurës kur 37-vjeçari po shkonte vetëm në shtëpi. Pasi parkoi makinën u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin ekzekutoret e tij.

Sipas informacioneve të fundit, vrasësit kanë qëlluar disa here. Policia ka gjetur katër gëzhoja dhe dy granata ne vend ngjarje.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje pasi ka lajmëruar një kalimtar për të shtënat , ka gjetur 37-vjeçarin të përgjakur në trotuar .

Menjëherë ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka transportuar shqiptarin në spitalin “AHEPA”  ku ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Sipas informacioneve, 37-vjeçari ka marre  të paktën pesë plagë nga plumbat.

Burime policore të cituara nga thestival.gr ia atribuojnë ngjarjen një larje hesapesh mes grupeve të banditëve.

Hetimet për ngjarjen e të shtënave në Evosmos u morën nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco