Vrau kunatën me dy urdhra-mbrojtje/ Tanushi dënohet me 28 vite burg

Vrau kunatën me dy urdhra-mbrojtje/ Tanushi dënohet me 28 vite burg

10:54, 26/07/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, ka dënuar me 28 vite burg Agron Tanushin, i cili vrau kunatën e tij me dy urdhër-mbrojtje Jetmira Hasanin, duke rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë.

Ky i fundit ishte ankimuar si nga mbrojtja e autorit që kërkon dënim më të lehtë, ashtu edhe nga familjarët e të ndjerës që kërkonin dënim maksimal, ndërsa togat e zeza të Apelit, dhanë një dënim me 5 vite më shumë se Shkalla e Parë.

Gjykata e Apelit rriti me 5 vite burg masën e dënimit për Agron Tanushin, i cili në vitin 2020 vrau ish-kunatën Jetmira Hasani. Ndërkohë Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me 23 vite burg.

Nëna e Jetmira Hasanit ishte në gjykatë për të dëgjuar masën e dënimit për atë që i vranë të bijën. 

“Sot në gjykatë thamë të gjitha gjërat që ai na ka bërë. Njeëherë na ka vrarë, kemi frikë kur të dalë. Nuk vranë një nuse, por një ëngjëll”, thotë nëna e moshuar, e cila po rrit vetë vajzën e Jetmirës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco