Zjarri në Peshtan nxjerr në rrugë municion luftarak, rrezik për shpërthime

Zjarri në Peshtan nxjerr në rrugë municion luftarak, rrezik për shpërthime

10:48, 26/07/2023
A+ Aa A-

Zjarri në zonën e Peshtanit ka nxjerrë në rrugë municion luftarak. Fare pranë rrugës Fier- Cakran  zjarrfikësit kanë arritur të gjejnë edhe një kuti mbushur me fishekë, të cilat përdoren për automatikë kallashnikov. 

Nuk dihet se cilës periudhë i përkasin, por mendohet që janë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit ‘97.  Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë, ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve kanë dalë edhe në rrugë. 

Banore të zonës deklaruan jashtë kamerave se në këto ditë kur pylli është përfshirë nga flakët shpesh janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, ndërsa arkat me municion kanë dalë edhe në aksin rrugor.

Nuk dihet nëse ka të tjera municione në këtë zonë dhe të kalibrit më të madh, ndërkohë që situata nga zjarret vazhdon të jetë nën alert.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco