Armë dhe drogë në banesë, arrestohen 30-vjeçari shqiptar dhe gruaja e tij gjermane

Armë dhe drogë në banesë, arrestohen 30-vjeçari shqiptar dhe gruaja e tij gjermane

11:47, 12/07/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar shqiptar, së bashku me bashkëshorten e tij gjermane kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje në banesë.

Mediat shkruajnë se, policia hyri befasisht në banesën e çiftit, të cilët u gjetën të papërgatitur dhe nuk bënë rezistencë dhe gjatë aksionit janë gjetur tre armë zjarri, fakte këto që tregojnë vetëm majën e ajsbergut për ta, pasi dy të arrestuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në fushën e narkotikëve në të kaluarën.

Sakaq 30-vjeçari shqiptar akuzohet për shkelje të ligjit për narkotikët, ndërsa bashkëshortja e tij, shtetase gjermane, mësohet se ka përvetësuar para nga klientët si punonjëse e një institucioni financiar.

Gjithashtu gjatë kontrollit, hetuesit gjetën bizhuteri me vlerë dhe kur u hap një kasafortë, u zbulua një sasi gjashtëshifrore parash.

Ndër të tjera thuhet se I riu shqiptar akuzohet edhe për trafik të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesë, efektivët sekuestruan tre armët e gjata të përmendura përveç sasive të vogla të lëndës narkotike. Policia ka konfiskuar edhe një Mercedes AMG të të dyshuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco