VIDEO/ Prokuroria nuk ka siguruar filmimet e dhunës nga banda e Rrajave

11:23, 12/07/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ende nuk ka siguruar asnjë pamje filmike nga lokali ku banda e Rrajave dhunoi dy qytetarë të pafajshëm.

Gjatë marrjes në pyetje të pronarit dhe djalit të tij, ata kanë pretenduar se kamerat e lokalit megjithëse ishin të instaluara, kishin disa ditë që nuk ishin në gjendje pune.

Prokuroria dyshon se personat në fjalë kanë bërë riformatimin e DVN, duke fshirë pamjet filmike dhe nxjerrë jashtë përdorimit të procesit të filmimit.

I vetmi filmim që ndodhet në dosje dhe që tashmë është bërë publik, është video e filmuar nga vetë grupi i fisit Rraja.

Teksa janë mbushur 6 ditë nga ndodhja e ngjarjes, vijojnë të qëndrojnë në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja, Edison Meta, Flamur Rraja dhe Përparim Rraja.

Tre persona të grupit Rraja janë arrestuar dhe ndodhen në burg, ndërsa pronari i lokalit ku ndodhi dhunimi është lënë në masën e detyrimit për paraqitje, raporton Ora News.

Bilbil dhe Jashar Maja, u dhunuan të enjten e javës së kaluar nga një grup i fisit Rraja, pasi dy kushërinjtë kishin kundërshtuar shpërthimet me tritol në guroren e Përparim Rrajës, shpërthime këto që i kishin plasur banesat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco