U vihet flaka dy makinave në Bulqizë, ishin të parkuara pranë…

U vihet flaka dy makinave në Bulqizë, ishin të parkuara pranë…

11:11, 12/07/2023
A+ Aa A-

Dy automjeteve të parkuara në Krastë të Bulqizës u është vënë zjarri.

Sipas policisë, një automjet tip ‘Benz” është shkrumbuar plotësisht, ndërsa një “Land Rover” parkuar pranë tij është djegur pjesërisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në Krastë, Bulqizë, është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. M., si dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover” (që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”), në pronësi të një  shtetasi tjetër. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën me dije policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco