Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Ish kreu i IKMT Sarandë merret i pandehur, Julian Preni akuzohet për shpërdrim detyre

12:43, 10/07/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Sarandës ka marrë të pandehur dhe kërkon dërgimin në gjyq të çështjes ndaj ish - përgjegjësit të  IKMT Sarandë, Julian Preni.

Hetimet fillestare për Prenin janë kryer nga SPAK për veprën penale “korrupsion pasiv”, por për shkak se nuk është arritur të provohet kjo vepër penale dhe në bazë të dyshimeve se është konsumuar vepra tjetër “ shpërdorim detyre”, dosja është  transferuar në Prokurorinë e Sarandës.

Nga të dhënat e sistemit gjyqësor, mësohet se ka qenë drejtuesi i Prokurorisë, Kledian Llaho ai që ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj Prenit, i cili drejtoi IKMT-në e Sarandës në  periudhën 2019-2020.

Seanca e parë për dërgimin e çështjes në gjyq, sipas sistemit gjyqësor, është parashikuar të hënën, nën  drejtimin e gjyqtares Suela Xhani.

Preni mësohet se akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me disa raste të lejimit të ndërtimeve pa leje në territorin e Bashkisë Sarandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco