FOTO/ Kush është Valter Bami, i arrestuari për masakrën e Fushë-Krujës

FOTO/ Kush është Valter Bami, i arrestuari për masakrën e Fushë-Krujës

12:37, 07/07/2023
A+ Aa A-

Valter Bami është arrestuar këtë të enjte për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu ai dyshohet të jetë edhe autor i atentatit në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit.

Policia ka konfirmuar se në dorën e majtë të Valter Bamit, i cili u shoqërua në polici pas ngjarjes, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

SYRI TV ka mundur të sigurojë foto të Valter Bamit, një personazhi shumë të përfolur si pjesëtar i botës së krimit në zonën e Fushë-Krujës.

Kujtojmë se në dëshminë e dhënë përpara hetuesve, Bami deklaroi se nuk ka asnjë lloj lidhje me atentatin në fshatin Larushk. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco