Fier/ U largua nga banesa 3 ditë më parë, gjendet 25-vjeçarja

Fier/ U largua nga banesa 3 ditë më parë, gjendet 25-vjeçarja

10:19, 06/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Fierit njofton se është gjetur 25-vjeçarja e cila u largua nga shtëpia më datë 04.07.2023.

“Blutë” po ashtu njoftojnë se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 04.07.2023, për largimin nga banesa të shtetases D. Sh., 25 vjeçe, ju informojmë se është bërë e mundur gjetja e kësaj shtetaseje. 25-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco