Masakra e Fushë-Krujës/ Ky është viktima e atentatit mafioz (FOTO)

Masakra e Fushë-Krujës/ Ky është viktima e atentatit mafioz (FOTO)

10:14, 04/07/2023
A+ Aa A-

Personi në foto është Ramazan Sino 29 vjeç, viktima e atentatit mafioz në Larushk të Fushë-Krujë.

Sino është kunati i Gentian Bejtjas. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë shënjestër e vrasësve. Krimi i rëndë ndodhi në mesnatë në banesën e Gentian Bejtjas.

Autorët hapën zjarr me breshëri kallashnikovi drejt banesës së Gentian Bejtjas. Plumbat prekën kunatin e tij Ramazan Sino duke e lënë të vdekur dhe dy djemtë që u plagosën.

Pas atentatit, autorët u larguan me një makinë Volkswagen Golf 5 pa targa të vjedhur në Tiranë. Mjeti u gjet i djegur në zonën e lapidarit në Tapizë. Brenda makinës policia gjeti 3 kallashnikovë.

Më 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.

Gentian Bejtja i shpëtoi po ashtu dhe një atentati me eksploziv të ndodhur në shtator të vitit 2016 kur në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë.

Gentian Bejtja njihet si miku i ngushtë i Enver Stafukës, personazh i njohur i botës së krimit i rrëmbyer nga një skuadër “policore” dhe i zhdukur në rrethana të dyshimta në shkurtin e vitit 2015.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco