Vrasja në Krujë, gjendet i djegur automjeti i autorëve

Vrasja në Krujë, gjendet i djegur automjeti i autorëve

07:53, 04/07/2023
A+ Aa A-

Pak minuta pas vrasjes në Krujë të Ramazan Sinos dhe plagosjes së nipit të tij Alvi Bejtja në fshatin Larushk, policia ka gjetur një automjet të djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes.

Sipas burimeve zyrtare, në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.

Ramazan Sino 46-vjeç bashkë me nipin e tij Alvi Bejtja, 18 vjeç u qëlluan në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjas.

Ramazanon Sino ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sino ishte kunati i Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë, teksa 18-vjeçari i plagosur, djali i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht në banesën e Bejtjas dhe dyshohet se shënjestër ka qenë pikërisht ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco