Ngjarja e rëndë në Krujë, e shkuara kriminale e Gentian Bejtjas, i dyshuar si objektivi i atentatit

Ngjarja e rëndë në Krujë, e shkuara kriminale e Gentian Bejtjas, i dyshuar si objektivi i atentatit

07:21, 04/07/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Larushkë të Krujës ku një person humbi  jetën dhe një tjetër u plagos. 

Persona të paidentifikuar qëlluan ndaj shtëpisë së Gentian Bejtjes, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe i biri 18 vjeçar Alvi Beljtja mbeti i plagosur.

Po kush është Gentian Bejtja që mendohet se është objektivi i atentatit? 

Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Bejtja ka arritur t’u shpëtojë edhe dy atentateve të mëparshme, një të ndodhur në vitin 2016 dhe një në vitin 2022.

Në vitin 2016, atij iu vendos eksploziv në makinë por mori vetëm disa dëmtime. Ndërsa një vit më parë, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Edhe në atentatin e dytë, Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013.

Informacion i Policisë së Shtetit:

Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip).

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip "Volkswagen".

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco