SYRI TV/ Korrupsion e shpërdorim detyre, mbyllen hetimet për 4 zyrtarët e Bashkisë Dimal

SYRI TV/ Korrupsion e shpërdorim detyre, mbyllen hetimet për 4 zyrtarët e Bashkisë Dimal

15:22, 03/07/2023
A+ Aa A-

SPAK ka përfunduar hetimet duke dërguar për për gjykim 4 zyrtarët e Bashkisë së Dimalit dhe inxhinierin e menaxherin e një kompanie private. Sipas Prokurorisë së Posaçme këta persona merrnin 3 mijë euro për të dhënë leje ndërtimi dhe favorizonin kompanitë. Ata madje sipas dosjes hetimore impononin qytetarët që kishin për të ndërtuar që të kontraktonin kompanitë e preferuara të zyrtarëve.

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet duke dërguar për gjykim 6 persona, 4 prej të cilëve zyrtarë të akuzuar për korrupsion në Bashkinë e Dimalit. Altin Pali, Arben Guraj, Valentina Jançe dhe Agim Çunaj janë 4 zyrtarët të cilët sipas SPAK merrnin 3 mijë euro për të dhënë leje ndërtimi dhe favorizonin kompanitë sipas preferencave.

Arben Guraj, ish-përgjegjës në Bashkinë Dimal, akuzuar për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”

Altin Pali, ish-Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Dimal, akuzuar për “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Valentina Jançe, përgjegjëse e Urbanistikës në Dimal, akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

Agim Çunaj, ish-përgjegjës i IKMT në Dimal,akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”

Pjesë e grupit janë edhe inxhinieri Arjan Demiri e menaxheri i një subjekti privat Vait Koshi. Arrestimi i tyre u bë më 14 shkurt të këtij viti me kërkesë të SPAK, ndërsa kjo e fundit pretendon se korrupsioni nuk është e vetmja vepër që kanë konsumuar. Ata jepnin leje ndërtimi dhe impononin qytetarët që ndërtimi në terren të bëhej pikërisht nga kompania e preferuara tw zyrtarëve të bashkisë. Hetimet nisën pas kallëzimit të një banori Poshnje 3 vite më parë, por pavarësisht se prej tij akuzohej drejtëpërdrejt kryebashkiakja Juljana Mema, ajo u ‘amnistua’ nga akuzat. Qytetari Petrit Baho deklaroi se prona e tij u shkatërrua nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 me pretendimin se do bënin lulishte, por më pas bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij. Sipas Bahos, qëllimi i Bashkisë nuk ka qenë zgjerimi i  hapësirave publike, por favorizonimi i një personi tjetër, me të cilin kallëzuesi ka pasur konflikt pronësie.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco