Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

SYRI TV/ Zbardhet grabitja e Exchange në 'Astir', autori Artan Tafani në kërkim

14:42, 28/06/2023
A+ Aa A-

Artan Tafani është shpallur në kërkim nga policia si autori i grabitjes së rreth 40 mijë eurove në një pikë këmbimi valute në ‘Astir’. Ndërkohë që në pranga ka rënë Enio Meçaj si person i cili ka pasur dijeni mbi ngjarjen  dhe ka ndihmuar autorin. Meçaj rezulton të jetë nga Fieri, qytet nga janë edhe pronarët e pikës së këmbimit parave, ç’ka sipas burimeve jo zyrtare të policisë nuk e përjashton pistën që autori të ketë pasur bashkëpunëtor nga brenda.

SYRI TV

Grupi hetimor ka rënë në gjurmët e autorit përmes biçikletës që Artan Tafani përdori për të kryer grabitjen. Ndërkohë që miku i tij Enio Meçaj tashmë i arrestuar i kishte vënë në dispozicion garazhin të cilin posedonte për të kryer të fshehur gjumët e grabitjes.

Fillimisht Meçaj ka mohuar të ketë njohje me arjan tafanin, por pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe garazh në Tiranë blutë e Tiranës kanë gjetur dhe sekuestruar rrobat që u përdorën nga autori, biçikletën dhe një mjet të vjedhur në shkurt të këtoj viti në Shijak të Durrësit.

Menjëherë policia arrestoi Enio Meçajn dhe ka shpallur tashmë në kërkim autorin e miliona lekëve të vjedhura më datë 24 në ‘Astir’, Arjan Tafanin. Enio Meçaj 35 vjec banues në qytetin e Fierit, akuzohet se ka ndihmuar autorin e grabitjes të arratiset nga vendi i ngjarjes, duke penguar zbulimin e ngjarjes nga ana e grupit hetimor.

Ndërkohë burime nga Syri Tv bëjnë me dije se edhe pronarët e pikës së këmbimit ishin nga Fieri, duke mos përjashtuar kështu që autori mund të ketë pasur edhe bashkëpunëtor të brendshëm.

Grabitja u regjistrua të shtunën ku Artan Tafani i maskuar dhe me pistoletë në dorë u fut në pikën e këmbimit valuator duke kërcënuar punonjësen se do ta vriste nëse nuk i jepte të gjitha paratë që kishte në arkë. Menjëherë pas grabitjes së rreth 40 mijë eurove, Tafani është larguar me bicikletë, ndërsa deri tani rezulton në kërkim.

Syri Tv mëson se Tafani vite më parë ka grabitur me të njëjtën skemë edhe një exchange në Lushnjë. 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco