‘Nga bregu në breg’/ GJKKO lë në fuqi masat për 20 personat e arrestuar

‘Nga bregu në breg’/ GJKKO lë në fuqi masat për 20 personat e arrestuar

14:21, 28/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për të gjithë personat e arrestuar në kuadër të operacionit “nga bregu në breg”. Të gjithë personat janë lënë në masen arrest në burg dhe një në arrest shtëpie (Suela Sulaj).

Ata akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike, nga shtete të ndryshme drejt BE, me pikëkalimi Shqipërinë.

Një rrjet kriminal prej 21 personash u godit nga SPAK dhe prokuroria e Firences pas hetimeve të nisura që në vitin 2020 mbi ngarkesat me kanabis, që vinte nga Siria dhe heroinën që mbërrinte nga Turqia në Itali, duke kaluar përmes Shqipërisë.

9 prej anëtarëve të grupit kriminal janë arrestuar më parë pasi janë kapur me sasi të mëdha droge.

I pari u arrestua Endrit Bakiu më 9 shkurt 2021 në Durrës pasi u kap me mbi 30 kg kanabis. Në qershor të 2021 në pranga ranë Pirro Çapi dhe Shpëtim Pjeshka, pasi u akuzuan për 15 kg heroinë në Kakavijë.

Në 8 gusht 2020 u arrestua Leonard Nergjoni. Bashkë me një tjetër person ai tentoi të kalojë 32 kg kanabis në Maqedoninë e Veriut.

Në mars 2014 u sekuestruan në Korçë 600 kg kanabis dhe u arrestua Tomi Hila. Edmond Kabashi është arrestuar në 2015-ën në Greqi për transportimin e 240 kilogramë kanabis të cilat u zbuluan në mjetin që udhëtonte nga Kapshtica drejt Athinës.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco