Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

EMRI/ Kultivoi 24 bimë kanabis në tokën e tij, arrestohet 23 vjeçari në Finiq

13:47, 28/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Sarandës ka rënë një 23 vjeçar pasi kishte kultivuar 24 bimë kanabis në tokën e tij në Finiq.

Sipas burimeve për SYRI-n, i arrestuari është shtetasi Foto Papa.

Njoftimi i policisë/ Finiq, Sarandë

Kontrolle me shërbime nga toka dhe me dronë, për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike, në tokën që kishte në posedim, kapet në flagrancë dhe arrestohet 23-vjeçari, si dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, dhe si rezultat, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë gjetur në vendin e quajtur “Roshan”, Finiq, në një sipërfaqe toke në posedim të shtetasit F. P., 24 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 23 vjeç, banues në Finiq, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco