Ngecën në det pasi u përplasën me një masiv rëre, shpëtohen katër turistët italianë, policia jep detaje

Ngecën në det pasi u përplasën me një masiv rëre, shpëtohen katër turistët italianë, policia jep detaje

19:46, 22/06/2023
A+ Aa A-

Kater turistë italianë që po lëviznin me një mjet lundrues velierë, u përplasën me një masiv rëre, teksa lundronin në drejtim të Korfuzit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me kolegët e GDF-së, iu kanë shkuar në ndihmë 4 turistëve italianë, të cilët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues, në breg, dhe më pas me ambulancë, në spital, për të marrë ndihme mjekësore.

Për shkak të tronditjes, vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi italian A. R., 48 vjeç, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Port Durrës

U përplasën me një masiv rëre, teksa lundronin në drejtim të Korfuzit, shërbimet e Policisë së portit të Durrësit iu shkojnë në ndihmë 4 turistëve italianë që po lëviznin me një mjet lundrues velierë.

Rreth orës 16:00, shërbimet e Policisë së portit të Durrësit, janë njoftuar se në afërsi të zonës së quajtur “Kepi i Rodonit”, një mjet lundrues velierë me të cilin lëviznin nga porti i Shëngjinit, drejt Korfuzit, 4 turistë italianë, kishte ngecur në det, për shkak të përplasjes me një masiv rëre.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me kolegët e GDF-së, iu kanë shkuar në ndihmë 4 turistëve italianë, të cilët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues, në breg, dhe më pas me Ambulancë, në spital, për të marrë asistencën mjekësore.

Për shkak të tronditjes, vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi italian A. R., 48 vjeç, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Durrësit fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco