Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

FOTO/ Policia jep alarmin: Ka nisur një fushatë mashtrimesh online

FOTO/ Policia jep alarmin: Ka nisur një fushatë mashtrimesh online

19:21, 22/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka dhënë alarmin se një fushatë mashtrimesh online ka nisur prej disa ditësh.

Në një njoftim për mediat, policia bën të ditur se qytetarëve të ndryshëm u kanë shkuar emaile në emër të krerëve të Policisë së Shtetit.

Policia kërkon nga qytetarët që të denoncojnë rastet tek sektori i krimeve kompjuterike.

Por dyshohet se hakerat kanë hyrë në sistemi e Policisë, në sektorin e hetimit të rasteve për pedofili duke marrë të dhënat e personave që janë nën hetim. Më pas hakerat iu dërgojnë mesazhe shantazhi këtyre personave që janë duke u survejuar nga policia, por nuk përjashtohen as qytetarët të cilët nuk kanë lidhje me asnjë hetim. Të vënë përballë një fakti të till tashmë Policia e Shtetit është vënë nën alarm duke kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e këtyre kërcënimeve.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synon persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton të gjithë qytetarët, se ka nisur puna policore e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’i shkuar në ndihmë çdo shtetasi që mund të preket nga kjo fushatë mashtrimi, bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni formatin në të cilin dërgohet mesazhi i postës elektronike, si dhe dokumentin e rremë që i bashkëngjitet këtij mesazhi.

Policia e Shtetit fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të cilat iu kanë shkuar në emër të titullarëve të Policisë së Shtetit, kjo për të rritur besueshmërinë e këtyre mesazheve, të denoncojnë menjëherë në adresën e postës elektronike cc@asp.gov.al, të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, e cila është duke kryer hetime intensive dhe në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco