Hetimet e SPAK-ut në Durrës, gazetari Hoxha: Kjo duket si manovër për ta amnistuar Vangjush Dakon se sa për ta dënuar

Hetimet e SPAK-ut në Durrës, gazetari Hoxha: Kjo duket si manovër për ta amnistuar Vangjush Dakon se sa për ta dënuar

08:27, 08/06/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është në hetim nga prokuroria e Posaçme për dy çështje të ndryshme, për tenderin për mbushjen me rënë në plazhin e Currilave si edhe për ndërtimin e pallatit pa leje në qendër të Durrësit.

Lidhur me këtë hetim gazetari Julian Hoxha i ftuar në emisionin “Ora e Betit" u shpreh se më shumë se një hetim për të dënuar shkeljet duket si një lloj manovre për ta amnistuar nga të gjitha akuzat ish-kryebashkiakun Dako.“Mua më duket më shumë si një lloj lëvizjeje për të amnistuar z. Dako, se sa për ta dënuar. Pasi kemi një ngjarje të shumë viteve më parë dhe në vend që të ketë hetime për tërmetin dhe shumë denoncime të tjera më të rënda se kjo çështje”, u shpreh Julian Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco