Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Protesta e së hënës në Zveçan/ Policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë, po hetojmë

Protesta e së hënës në Zveçan/ Policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë, po hetojmë

10:07, 03/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në protestën e së hënës që u mbajtë par objektit të Komunës së Zveçanit, “70-80 persona të dhunshëm” kanë sulmuar zyrtarët policorë, që ishin në kryerje të detyrës zyrtare, raporton Express.

Sipas raportit 24 orësh, të dyshuarit kanë përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni.

Rasti po hetohet si “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“SULM KUNDËR RENDIT KUSHTETUES TË RKS-së- Zveçan 29.05.2023 – 17:00.  Me datën e cekur rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Gjatë kësaj proteste, 30 ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të lënduar pas përplasjeve me protestuesit serbë.  Njëmbëdhjetë ushtarë janë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë janë të kontingjentit hungarez.

Lëndimet e tyre përfshijnë fraktura të gjymtyrëve, djegie, ndërkohë që 3 ushtarë hungarez janë të plagosur me armë zjarri.

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”.

“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, ka deklaruar Ristuccia.

Ai ka thënë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët “me qëllim e kanë nxitur turmën” e banorëve serbë të cilët janë mbledhur prej katër ditësh para objektit komunal.

Situata në veri të vendit është tensionuar nga java e kaluar, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e zgjedhur të komunave në veri, që të hynin në zyret e tyre në objektet komunale, meqë qytetarë serbë kishin bllokuar hyrjen para objekteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco