Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Emri/ Mashtronte përmes një poste duke marrë para, arrestohet pronarja në Korçë

Emri/ Mashtronte përmes një poste duke marrë para, arrestohet pronarja në Korçë

09:19, 03/06/2023
A+ Aa A-

Një grua e cila mashtronte përmes një poste duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash është arrestuar në Korçë.

Shtetasja Alma Beqiraj nga Korça, prej disa muajsh ishte nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur shuma monetare në lek dhe valutë, duke mashtruar bizneset të cilat operonin online dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët në Korçë.

Sipas të dhënave, mësohet se pasi qytetarët që kishin bërë porosi nga këto biznese merrnin pakot e tyre dhe kryenin pagesën, A.B. nuk ua dorëzonte këto pagesa bizneseve duke i mashtruar.

Hetimi ka filluar pak muaj më parë, pas denoncimeve të bëra nga disa biznese, ndërkohë që nuk dihen ende shifrat që ajo ka përfituar duke përdorur mekanizma të ndryshme mashtrimi.

Në lidhje me rastin po hetohet nga ana e prokurorisë dhe policisë nëse ajo ka vepruar e vetme apo ka pasur edhe bashkëpunëtorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco