Goditi me lopatë në kokë dhe i shkaktoi dëmtime të rënda një personi, prangoset autori

Goditi me lopatë në kokë dhe i shkaktoi dëmtime të rënda një personi, prangoset autori

10:28, 10/05/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në Koplik, ku një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është goditur në kokë me një lopatë. Ndërkohë, autori i ngjarjes, shtetasi me inicialet P. Z., 52 vjeç, banues në fshatin Reç, Malësi e Madhe.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 52-vjeçari, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, Koplik, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (lopatë) në kokë, dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. K., 56 vjeç, banues në Koplik.

56-vjeçari merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco