EMRAT/ Vrasja në Shkodër, Vuksani u ekzekutua nga qiraxhiu pas sherrit

EMRAT/ Vrasja në Shkodër, Vuksani u ekzekutua nga qiraxhiu pas sherrit

13:17, 02/05/2023
A+ Aa A-

Një 51-vjeçar është vrarë ditën e sotme në Shkodër. Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia para një muaji, por gjeti vdekjen në banesën e tij.

Një person është futur brenda në shtëpi, e ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar.

Mësohet se Petrit Vuksani ishte i vetëm në banesë kur është qëlluar me armë zjarri nga një person që i kishte dhënë shtëpinë me qira, Lekë Vuksani.

Petrit Vuksani i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të 51-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco