Stephen Hunt vëzhgues në vrasjen e Nikulajt, zbulohet skeda kriminale

Stephen Hunt vëzhgues në vrasjen e Nikulajt, zbulohet skeda kriminale

20:25, 01/05/2023
A+ Aa A-

Mëngjesin e së shtunës, policia në qytetin Bristol në jug-lindje të Anglisë, së bashku me disa oficerë të NCA, trokitën në derën e Steven Hunt.

Ora shënonte 02:30, momenti kur e prangosën bazuar në Kartelën e Kuqe të Interpolit.

49 vjeçari kërkohet të ekstradohet në Shqipëri si pjesë e skuadrës vëzhguese në vrasjen në bashkëpunim, të 19 prillit në Shëngjin të Ardian Nikulajt.

Steven Hunt, banues në Bristol, nuk ishte një emër i panjohur për policinë lokale të e Avon dhe Somerset.

Historia e tij me krime të një rrezikshmërie jo të lartë, nis në vitin 1999 kur gjykata Bristol Magistrates Court e dënoi atë me 18 muaj burg, kthyer në shërbim prove për dëmtime kriminale dhe sjellje abuzive.

E njëjta gjykatë në vitin 2005 i dha një dënim përmes këshillimit për “kundërshti dhe rezistencë” ndaj arrestimit të policisë.

Po ashtu skeda e tij penale tregon se në tetor të vitit 2014 është gjobitur nga gjykata për kundërshtim me forcë të arrestimit pasi ishte në gjendje të dehur.

Steven Hunt është baba i dy fëmijëve 18 dhe 15 vjeç. Në të shkuarën ka punuar si shofer kamioni dhe momentin e arrestimit rezultonte si i papunë.

Kur u paraqit në gjykatën e ekstradimeve në Londër Steven Hunt përmes avokatit ofroi një garanci financiare prej 1000 stërlina për t’u liruar me kusht. Gjykatësja Neeta Minhas  e refuzojë aplikimin për lirim me kusht.

Steven Hunt, Edmond Haxhia dhe Thomas Mithan do të paraqiten përsëri përpara gjykatës së ekstradimeve të premten e 5 majit.

Burimi:Top Channel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco