Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Vrasja e kenianes drejt zbardhjes/ Dyshime mbi deklarimet e mikeshave

Vrasja e kenianes drejt zbardhjes/ Dyshime mbi deklarimet e mikeshave

10:43, 01/05/2023
A+ Aa A-

Pas shoqërimit të 6 personave, të cilët u morën më pyetje lidhur me ngjarjen ende misterioze te kenianes, 22-vjeçares Joy Ayoko, e cila me 14 gusht u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit në rrugën Pandeli Evangjeli.

Burime nga grupi hetimor thanë për gazetaren e Syri TV, Bleona Sari, se 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodin Barçi, shoferi i kazinosë dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë lënë të lirë. Ndërkohë që u janë sekuestruar telefonat celuarë.

Përveç vëllait të Rodin Barçit të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinosë. Sa i përket dëshmisë së Barçit, ai ka mbajtur të njëjtën me atë të parën ku ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje dhe se kishin pasur një marrëdhënie intime, por që i kishin dhënë fund pak para ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë se drejt Kenias janë dërguar letër-porosi lidhur me autopsinë e kenianes dhe pritet që dhe Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjes. Ndonëse telefonat janë sekuestruar, grupi hetimor ka hasur vështirësi në telefonin e kenianes për shkak se ajo përdorte numër kenian dhe gjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar.

Sa i përket komunikimeve, edhe ato janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht, kështu që pritet edhe të përkthehen.  Ndërkohe një ndër pikëpyetjet e mëdha është edhe deklarata e mikeshave të Joy-t. Burimet thanë se në deklarimet e para që u janë marrë Emilit dhe Joy-t, dy shoqeve të 22-vjeçares keniane, përkthyes i deklaratave ka qene Rodin Barçi.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se dëshmia e vajzave mund të jetë tjetërsuar pasi Rodin Barçi ka qenë i dyshuar që në fillim të ngjarjes.

Ndonëse hetimet vijojnë pritet që zbërthimi i telefonave celularë të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Teksa natën e ngjarjes nga pamjet filmike është parë një person i cili është afruar pranë hostelit ku jetonte 22-vjeçarja Joy Ayoko. Grupi hetimor ka dyshime të forta se pozicioni se si është gjetur vajza, kokën e ka pasur nga muri dhe ka ngritur dyshime që nuk është hedhur, por mund të jetë lënë aty pasi fillimisht është thirrur të zbresë poshtë hostelit dhe aty është dhunuar dhe lënë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është drejt zbardhjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco