Gruaja iu iku nga shtëpia, 27-vjeçari merr armën dhe shkon të konfliktohet

Gruaja iu iku nga shtëpia, 27-vjeçari merr armën dhe shkon të konfliktohet

10:01, 01/05/2023
A+ Aa A-

Një 27-vjeçar i identifikuar si Arbër Ymeraj ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi iu gjet një armë zjarri dhe kokainë në mjet.

27-vjeçari i armatosur ishte duke shkuar për t’u konfliktuar ma familjarët e bashkëshortes pasi kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia.

Pasi u kap nga blutë e Vlorës, Ymerajt iu gjet edhe një sasi kokaine në mjetin e tij tip ‘Porsche’.

NJOFTMI ZYRTAR

Shërbimet e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i punës së pandërprerë në terren, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe për pasojë cenojnë rendin dhe sigurinë publike, kanë siguruar informacion se një shtetas i armatosur po vinte drejt Vlorës dhe se mund të kryente një krim të rëndë. Në bazë të këtyre informacioneve shërbimet e Policisië kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Alert”.

Në kuadër të këtij operacioni, në autostradën e Vlorës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. Y. Gjatë kontrollit në këtë automjet është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. Y. po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës, për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij, në banesën e të cilëve jetonte prej disa kohësh edhe bashkëshortja e këtij shtetasi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Y, 27 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco