Makina përplas fëmijën në Mamurras, transportohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Makina përplas fëmijën në Mamurras, transportohet me urgjencë në spitalin e Traumës

21:03, 30/04/2023
A+ Aa A-

Një fëmijë ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fushë Mamurras.

Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur pranë linjës hekurudhore, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Mamurrës.

Mësohet se i mituri është goditur nga një makinë, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco