I premtuan 400 euro për t’i vendosur flakën zyrës së noterit, jepet dënimi për Marjo Sinani

I premtuan 400 euro për t’i vendosur flakën zyrës së noterit, jepet dënimi për Marjo Sinani

12:48, 27/04/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 2.8 vite burg Marjo Sinanin, për djegien e zyrës noteriale të Aleko Anagnostit në 6 qershor 2022.

Ai u vendos në pranga 5 ditë pas ngjarjes dhe sipas Prokurorisë, 42-vjeçarit iu është premtuar 400 euro për të djegur zyrën e noterit, para që nuk arriti t’i merrte pavarësisht se e kreu porosinë.

“Më datë 05.06.2022, diku nga darka nga larg më ka thirrur shtetasi me emrin “Vidi” dhe pasi jemi takuar “Vidi” më tha që ta ndiqja në mënyrë që të më tregonte se ku ndodhej zyra e noterit.

Ky shtetas më ka dhënë çelësin e zyrës së noterit, një bluzë të zezë me kapuç, një palë tuta, dy doreza me ngjyrë të zezë dhe dy bidona të vegjël me benzinë. Më pas ky shtetas është larguar duke më thënë se pasi të kisha mbaruar punën do vinte të më jepte eurot”, ka dëshmuar Marjo Sinani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco