Kapet 'kapoja' shqiptar i drogës në Itali, i sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Kapet 'kapoja' shqiptar i drogës në Itali, i sekuestrohen kokainë dhe kanabis

22:43, 24/04/2023
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili sipas mediave fqinje dyshohet se është kreu i një bande droge.

Gjatë operacioni janë sekuestruar tre kilogram kokainë e pastër, hashash dhe një pistoletë të kalibrit 9 me fishekë.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, besohet se ishte kreu i një rrjeti tregtarësh kokaine dhe hashashi, të vendosur në brendësi të provincës së Ankonës.

Gjatë fazave të kontrollit, të kryera të shtunën me ndihmën e njësive të qenve të policisë, përveç sasisë së drogës, gjetën edhe një pistoletë pa leje, me karikator të mbushur me 9 fishekë, si dhe 14 fishekë të tjerë rezervë dhe droga u gjet brenda fenerëve dhe nën baterinë e makinës.

Sipas policisë i arrestuari maskohej si një tregtar makinash të përdorura. por hetimet e zbuluan se ai këtë metodë e përdortë për kamuflazh.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco