EMRI+FOTO/ Sherri në Elbasan, një i plagosur, në 2020 i bënë atentat me armë zjarri

EMRI+FOTO/ Sherri në Elbasan, një i plagosur, në 2020 i bënë atentat me armë zjarri

21:24, 22/04/2023
A+ Aa A-

Në ambientet e një lokali në qendër të qytetit të Elbasanit mbrëmjen e kësaj të shtune ndodhi një sherr masiv mes disa të rinjve

Gazetar i Syri Tv, Migen Sejdini raporton se gjatë sherrit janë përdorur mjete të mprehta, si gota dhe shishe qelqi.

Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Kei Piu.

Image

I plagosuri Kei Piu

Ky i fundit shtetas nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi disa vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë. Piu mbeti i plagosur në vitin 2020, kur ishte 23 vjeç dhe mori 3 plumba në bark. 

Sakaq, për sherrin e mbrëmjes së sotme nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. 

Pasi ka marrë kujdes mjekësor në spital, Kei Piu është shoqëruar nga policia në komisariat për t'u marrë në pyetje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco