Vrasja e 20-vjeçarit me thikë afër gjimnazit 'Partizani', arrestohet njëri prej autorëve

Vrasja e 20-vjeçarit me thikë afër gjimnazit 'Partizani', arrestohet njëri prej autorëve

07:47, 18/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar njërin prej autorëve të vrasjes me thikë të 20-vjeçarit Stivens Toshkëzi. I arrestuari quhet Ensi Maze dhe është 18 vjeç. Bashkëmoshatari i tij Axel Hoxha është shpallur në kërkim për të njëjtën akuzë.

Viktima ndërroi jetë në spital pas plagëve të rënda me thikë nga të dy personat. Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi pas mesnate për motive të dobëta. 

Policia e Shtetit njoftoi se:

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco