Sherr fatal me thika tek Rruga e Dibrës, humb jetën 20-vjeçari

Sherr fatal me thika tek Rruga e Dibrës, humb jetën 20-vjeçari

07:19, 18/04/2023
A+ Aa A-

Një djalë 20 vjeç ka ndërruar jetë pas goditjeve me thikë nga dy 18-vjeçarë në Rrugën e Dibrës në Tiranës. Ai quhet Stivens Toshkësi. Toshkëzi ka ndërruar jetë në spital, ku nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. Autorët janë Ensi Maze dhe Axel Hoxha.

Policia e Shtetit njoftoi se:

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco