Detaje të reja mbi pengmbajten e 28 vjeçares/ Bleona Sari: E njohu bashkëshortin si përdorues narkotikësh, i doli kundra familjes

18:21, 17/04/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e Syri Tv  Bleona Sari ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të të dhunuarës 28 vjeçare nga bashkëshorti i saj 31 vjeç.

E ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon, Sari tregon se vajza ishte në dijeni që në fillim të lidhjes se bashkëjetuesi i saj ishte përdorues i lëndëve narkotike, madje doli kundra familjes së saj pasi këta të fundit, për arsye dhune ndaj vajzes së tyre, e kishin dëbuar nga shtëpia 31 vjeçarin.

“Vajza është njohur me djalin në ambientet e spitalit ku punonte. Ajo ka qënë në dijeni që djali ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kjo ka qënë arsyeja që ajo i ka dhënë ndihmë, ka përkthyer nga gjuha gjermane në atë shqiptare  djalin që të ndihmohej nga spitali ku po trajtohej. Pas disa kohësh vajza e ndihmon djalin që t’i gjejë një punë, t’i gjejë një strehë dhe pas disa kohësh komunikimi kanë nisur një lidhje dashurie së bashku. Familja e vajzës nuk ka qënë asnjëherë dakort për këtë lidhje, madje një nga rastet e dhunës që vajza e mbante herë pas here të fshehtë kanë qënë të pranishëm dhe familiarët e saj, të cilët nga ai moment e kanë nxjerrë nga banesa e tyre djalin.  Si shkak i kësaj vajza ka vendosur të vijë në Shqipëri sepse familiarët e saj nuk e pranonin më djalin. Fatmirësisht nuk pati një fund tragjik si rasti i vajzës keniane. “

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco