Dhuna barbare ndaj 28-vjeçares, avokati: Autori të akuzohet për pengmarrje dhe tentativë vrasjeje...

Dhuna barbare ndaj 28-vjeçares, avokati: Autori të akuzohet për pengmarrje dhe tentativë vrasjeje...

12:18, 17/04/2023
A+ Aa A-

Avokati mbrojtës i 28-vjeçares së dhunuar Enea Cenko ka kërkuar që ish-partneri i saj të akuzohet për tentativë vrasjeje.

Teksa 31-vjeçari Gleard Gusholli është arrestuar për dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë, në një prononcim për mediat, Cenko ka kërkuar kualifikim të veprës penale për pengmarrje dhe tentativë vrasjeje, nisur nga plagët e së resë.

“Kërkoj në mënyrë urgjente kualifikimi i veprës penale për pengmarrje dhe tentative vrasje. Ka plagosje të rëndë, pengim të zbulim të vërtetës dhe prodhim shitje narkotike. Për këtë situatë në bazë të informacioneve që kam, ka pasur motive xhelozie dhe për një kallëzim në shtetin gjerman. E mbrojtura nga unë ka pasaportë gjermane, infermiere në Gjermani ku edhe punonte dhe është njohur me 31-vjeçarin. Të dy janë dashuruar dhe kishin një javë që bashkëjetonin. Gjendja psikologjike është e rënduar. Ka shenja në trup. I bëj apel institucioneve shtetërore që të marrin në mbrojtje atë vajzë”, tha avokati.

Në banesën e 31-vjeçarit u sekuestruan mjete për konsumimin e lëndëve narkotike dhe lëndë e dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco