Me pjatë me kokainë në makinë refuzon të tregojë dokumentat, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë

Me pjatë me kokainë në makinë refuzon të tregojë dokumentat, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë

11:43, 17/04/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 40 vjeçar nga Elbasani pasi nuk i është bindur urdhërit të efektivëve për dhënien e dokumenteve të mjetit që drejtonte. 

Gjatë kontrollit në mjet, iu gjet e sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pjatë e bardhë me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë  për dhënien e dokumenteve të mjetit që drejtonte, si dhe gjatë kontrollit në mjet, iu gjet e sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pjatë e bardhë me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Y. M., 41 vjeç, banues në Institut, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. K., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin K. L., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 15 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- M. Q., 33 vjeç, banues në Shkozë, E. Ç., 33 vjeç, banues në Yzberisht, E. J., 33 vjeçe, dhe K. N., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, F. Rr., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

- S. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco