FOTO/ Ky është 31-vjeçari që mori peng dhe dhunoi barbarisht të dashurën

FOTO/ Ky është 31-vjeçari që mori peng dhe dhunoi barbarisht të dashurën

11:46, 17/04/2023
A+ Aa A-

Ky është Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili akuzohet se mori peng e dhunoi barbarish për 1 javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në Tiranë, ku çifti bashkëjetonte prej pak kohësh.

Vetë e reja ka deklaruar se Gusholli ka tentuar ta vrasë, ndërsa sipas saj, kjo nuk ishte hera e parë që ai e dhunonte.

Kurse avokati i së resë, në një prononcim për gazetarët kërkoi rikualifikim të veprave penale që rëndojnë mbi 31-vjeçarin, në pengmarrje dhe tentativë vrasje.

Avokati po ashtu tregoi se 28-vjeçarja ka lindur e është rritur në Gjermani, ku punonte si infermiere. Me autorin e dyshuar të ngjarjes ishte takuar në një spital atje. Nga ai moment kishin nisur një histori dashurie dhe së fundmi e reja ishte kthyer në Shqipëri.

Shkak për gjithë këtë ngjarje të rëndë dyshohet se u bë xhelozia e sëmurë e 31-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco