U kap me 113 mijë euro në makinë, zbulohet arsyeja se pse u lirua shefi i stërvitjes në RENEA

U kap me 113 mijë euro në makinë, zbulohet arsyeja se pse u lirua shefi i stërvitjes në RENEA

10:23, 17/04/2023
A+ Aa A-

Ndryshimi i masës së sigurisë së Shefit të Stërvitjes së Repartit “Renea”-s, Altin Morina erdhi pasi avokati paraqiti dokumenta, të cilët tregonin se paratë ishin terhequr nga banka.

Media ka sigurur një shkresë, e cila mban datën 14.03.2023 ora 19:30 ku policia ka kryer arrestimin e Morinës ku tregohet se që prej arrestimit të tij janë konstatur se paratë janë terhequr nga banka.

Sipas shkresës, oficerët e operacionales pasi kanë ndaluar në rrugën “Shkëlqim Fusha”, Altin Morinën kanë konstatuar një sasi të madhe kartëmonedhash në lekë, euro dhe paundë.

Më konkretisht, në qesen e bardhë me mbishkrimin “Supermarket Xhangolli” janë gjetur në prerje kartmonedhash si: 50,100,200 dhe 500 euro, e ndërsa në një tjetër çantë janë gjetur një paketim me prerje 50 Euro, një paketim me prerje 500 euro, një paketim me prerje 200 euro, një paketim me mbiëshkrimin “Raiffeisen Bank Dega 028 Abdyl Frashëri” të prerjes 2000 lekë, disa kartemonedha të prerjes 10.000 lekë, si dhe dy kartëmonedha të prerjes 20 pound.

Që prej arrestimit të tij hetuesve i janë lënë disa detyra që kanë të bëjnë me ekspertim biologjik vlerësues - krahasues, duke kërkuar nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, të përcaktojnë nëse në sendet dhe kartmonedhat mund të përftohet profil ADN-je.

Këto kartmonedha është vendosur, gjithashtu, t'i nënshtrohen ekspertimit daktiloskopik nëse në to do të evidentohen gjurmë papilare të vlefshme për identifikim si dhe ekspertimit kimik për të përcaktuar nëse në to do të gjenden mbetje të lëndëve narkotike apo psikotrope.

Në total policia ka sekuestruar 110.150 euro si dhe 269.000 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco