Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë/ Lëvizjet e fundit të dy miqve pasi pinë kafe, qerasën fëmijët dhe u larguan

Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë/ Lëvizjet e fundit të dy miqve pasi pinë kafe, qerasën fëmijët dhe u larguan

21:17, 13/04/2023
A+ Aa A-

Prej 1 jave, Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori të dy të moshës 46-vjeçare rezultojnë të zhdukur. Policia e Sarandës po kryen hetime, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë ne rruge dhe marrjen në pyetje të disa personave, kryesisht lidhje shoqërore të dy të zhdukurve.

Banorët tregojnë se në 6 Prill, rreth mesditës Sulovari kishte ardhur për të takuar Thodhorin që banonte në këtë fshat. Të dy kanë pirë kafe në lokalin që shihni në pamje, kanë qendruar 40 minuta, kanë qerasur me pije freskuese disa fëmijë që ndodheshin rastësisht aty dhe janë larguar nga fshati. Prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

 Thodori ishte i papunë, ndërsa miku i tij, Fatmir Sulovari që banon në qytetin e Sarandës është pronar i një restoranti të njohur në bregdetin e Ksamilit, “Eldorado”.

Të dy kanë një të shkuar të theksuar kriminale, Leonard Theodhori i njohur si “Koçole”, ka qenë i dënuar disa here për moskallëzim krimi, vjedhje dhe mashtrim. Ndërsa në vitin e largët 1997 ishte i dyshuar për Masakrën e Qafe-Gjashtes ku u vra oficeri i policise Gjergj Mehmeti.

Nga ana tjetër Fatmir Sulovari që njihet dhe me emrin Fatmir Krasniqi ka qenë i dënuar për armë dhe plagosje, ndërsa ne 2022 ishte arrestuar me disa doza kanabis në makinë. Burimet e policisë thanë se zhdukja e tyre ka prapavije kriminale, çka ka pak shpresa për gjetjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco