Mediat britanike: Janë deportuar vetëm 215 nga 45 mijë emigrantë të ardhur me gomone vitin e kaluar

Mediat britanike: Janë deportuar vetëm 215 nga 45 mijë emigrantë të ardhur me gomone vitin e kaluar

18:34, 10/04/2023
A+ Aa A-

Gazeta britanike ‘Express’ raporton se vetëm 215 nga 45.755 emigrantë të mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone vitin e kaluar, është deportuar.

Sipas gazetës, këto shifra shokuese vijnë në kohën kur qeveria është nën presion për të mos lejuar gomonet të kalojnë Kanalin Anglez.

Lajmi vjen në kohën kur bandat e trafikut me gomone thonë se kanë varkat më të sigurta, në një ofertë për të joshur emigrantët të kalojnë Kanalin.

Trafikantët shqiptarë thonë se kanë ulur çmimin në 5 mijë sterlina për çdo emigrant që kalon Kanalin Anglez.

Kujtojmë se shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve që kanë kaluar me gomone drejt Britanisë vitin e kaluar.

Qeveria britanike ka miratuar një plan masash që synojnë të pengojnë këtë fluks masiv emigrantësh.

Kalimi me gomone po bëhet më i vështirë, por trafikantët po bëjnë thirrje për të kaluar kufirin me kamionë, pasi kështu nuk pikasen dhe nuk dërgohen në qendrat e pritjes së emigrantëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco