VIDEO-SYRI TV/ Landfilli i Sherishtës 'djeg' 21 mln euro, mbetjet hidhen në Vlorë

18:01, 10/04/2023
A+ Aa A-

21 milionë euro kredi dhe para të taksapaguesve shqiptarë, të investuara për ndërtimin e landfillit të Sherishtës në Vlorë, duket se kanë shkuar dëm. Ndonëse kanë kaluar të gjitha afatet për përfundimin e këtij landfilli, ai nuk është vënë në funksion, ndërsa mbetjet urbane hidhen në fushën e vjetër në lagjen 24 maji të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar katastrofë mjedisore.

Nga SYRI TV

Siç shihet nga pamjet, landfilli i Sherishtës është i kyçur. Në të nuk ka asnjë punonjës, makineritë qëndrojnë të fikura, ndërsa në gropën e landfillit nuk është hedhur asnjë kamion me mbetje urbane.

Gjithashtu, kapanonet ku parashikohej që të kryhet diferencimi i mbetjeve të riciklueshme, janë bosh dhe pa asnjë punëtorë. Punimet edhe në këtë fushë të mbetjeve urbane, duhet të kryheshin nga njëra prej kompanive të Klodian Zotos, Integrated Technology Service, e cila u vu në sekuestror nga SPAK në vitin 2021.

Në krahun tjetër, në vendgrumbullimin  e vjetër të mbetjeve urbane në Vlorë, i cili ndodhet në lagjen 24 maji, mbetjet shtohen dita ditës. Për banorët e zonës, jetesa mes mbetjeve është bërë e padurueshme.

Por teksa mbetjet hidhen në fushën e mbetjeve në Vlorë, për landfillin e Sherishtës kanë nisur të paguhen këstet e kredisë së marrë nga banka gjermane KFV, e cila në total shkon rreth 10 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco