SYRI TV/ Kërcënoi me jetë biznesmenin për tenderin, një nga të arrestuarit vartës i Erion Veliajt

17:33, 10/04/2023
A+ Aa A-

Skandali me tenderat e lëndëve drusore thellohet më tej, pasi implikohet dhe vetë bashkia e Tiranës, drejtuar nga Erion Veliaj. Njëri nga të arrestuarit për kërcënimin e biznesmenit, Algert Alcani, është vartës i Erion Veliajt dhe njëkohësisht djali i biznesmenit Shaqir Alcani, që fitonte tenderat nga kryebashkiaku i Tiranës. Tashmë mbetet në dorën e prokurorisë të hetojë nëse Erion Veliaj ka favorizuar kompaninë e babait të vartësit të tij në tenderat publikë.

SYRI TV

Duket se tenderat me pa garë dhe negocim të drejtpërdrejtë, që fitonte kompania “Alcani SHPK” nga bashkia e Tiranës, nuk janë i vetmi skandal që përfshin institucionin e drejtuar nga Erion Veliaj.

Njëri prej të arrestuarëve, Algert Alcani, rezulton të jetë punonjës i Bashkisë së Tiranës. 27-vjeçari, që së bashku me tre persona të tjerë dyshohet se i vendosën pistoletën në kokë biznesmenit për t'u tërhequr nga një tender me vlerë 1 milion euro, mbante detyrën e Shefit të Sektorit në vlerësimin e performancës në bashkinë e Tiranës.

Image

Skandali thellohet dhe më tej, pasi Algert Alcani, është djali i Shaqir Alcanit, biznesmeni që fitonte denderat miliona euro të lëndëve drusore në bashkinë e Tiranës. 

Pra institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj, i ka dhënë tendera publikë babait të vartësit të tij, dukshëm në konlikt të hapur interesi.

Tashmë është në dorë të prokurorisë, të zbardh jo vetëm kërcënimet ndaj biznesmenit për tërheqjen nga tenderi, por edhe nëse kompania e të arrestuarëve është favorizuar nga bashkia e Tiranës, duke fituar të paktën 13 tendera me vlerë më shumë se 1.6 milionë euro.

Image

Në fakt, nga faqja e specializuar për tenderat publikë, Opeprocurament Albania, rezulton se shumë nga tenderat e dhënë nga Erion Veliaj për kompaninë “Alcani”, kanë qenë pa garë apo me negocim direkt, duke u klasifikuar me flamur të kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco