Të shtëna me armë në Durrës

Të shtëna me armë në Durrës

20:08, 05/04/2023
A+ Aa A-

Në Durrës janë dëgjuar të shtëna me armë mbrëmjen e sotme. Mësohet nga gazetarja e Syri Tv se të shtënat kanë ndodhur në zonën e Sukth Katund, Durrës.

Deri tani nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërsa nuk raportohen për të plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bë  të mundur zbardhjen  e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Sukth, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë. 

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco